Tom Ford Bitter Peach 100ml
RRETH PRODUKTIT
Bitter Peach nga Tom Ford është një aromë Orientale Vanilje për gra dhe burra, e lançuar në vitin 2020 si pjesë e koleksionit Private Blend.
Në hapje shpërthen një kombinim pjeshke së pjekur, portokalli gjaku, kardamomi dhe heliotropi, duke krijuar një hyrje të ëmbël por edhe pikante. Zemra përzihet me nota të pasura rumi, konjaku, davane dhe jasemini, duke i dhënë parfumit një dimension dehës e të ngrohtë. Baza vendos themelet me një orkestër të thellë prej vaniljeje, patchouli indonezian, tonka, sandali, benzoini, cashmeran, styrax, labdanum dhe vetiver, duke lënë një gjurmë sensuale, drunore dhe rrëzëlluese.
Bitter Peach është një kontrast i ëmbëlsisë së ndaluar dhe luksit të thellë – një aromë që mbledh brenda vetes sensualitetin e frutit të pjekur dhe misterin e toneve të errëta drunore. Një parfum i krijuar për ata që guxojnë të tërheqin vëmendjen me një intensitet që nuk kalon pa u ndjerë.
Zgjedhje të tjera për ju...