Kalo te informacioni i produktit
Blue Talisman Ex Nihilo 100ml

Blue Talisman Ex Nihilo 100ml

Çmimi me zbritje  €72,00 Çmimi i rregullt  €298,00
Taksat janë të përfshira. Kostoja e transportit përllogaritet në përfundim të blerjes.
RRETH PRODUKTIT

Blue Talisman nga Ex Nihilo është aromë unisex, e lansuar në vitin 2023 dhe krijuar nga Jordi Fernández. Një parfum i pastër, i ndritshëm, me atë shkëlqimin futurist që Ex Nihilo e ka në DNA — si një amulet modern që e mban gjallë energjinë.

Hapja vjen si një valë dritërore: dardhë e freskët, bergamot, mandarinë dhe një pickim xhumbieri. Citruse të kthjellëta, me një ritëm të gjallë që ndez lëkurën.

Zemra qëndron në territorin e floraleve moderne: lule portokalli e bardhë dhe Georgywood, një notë drunore sintetike, ultra-pastër, që i jep strukturë, volum dhe një prekje “hyper-lux”.

Baza ngjitet e qetë dhe kremozë: musk, Ambrofix™ (ambroxan i rafinuar), akigalawood dhe kedër. Drunore, minerale, me një trail të pastër dhe shumë bashkëkohor.

Blue Talisman është aromë “clean, sharp, radiant”. Një mbrojtës aromatik që s’ka magji mistike — magjia është tek freskia që të qëndron me orë të tëra pa ulur intensitetin.

Zgjedhje të tjera për ju...