Carolina Herrera 212 MEN Heroes Forever Young 90ml
RRETH PRODUKTIT
212 MEN Heroes Forever Young nga Carolina Herrera është një aromë frutore për meshkuj, e lançuar në vitin 2021 nga Domitille Michalon Bertier, Juliette Karagueuzoglou dhe Carlos Benaïm.
Kompozimi hapet me një shpërthim dardhe të ëmbël dhe xhenxhefili pikant, të ngjallura nga nuanca të veçanta të kanabisit aromatik. Zemra mbështetet mbi një kombinim të pastër e të freskët geraniumi dhe sherebele, që i japin karakter modern fougère-it. Në bazë, lëkura sensuale dhe muskët e butë krijojnë një gjurmë mashkullore, dinamike dhe të paharrueshme.
Ky parfum përfaqëson rinine e përjetshme, lirinë dhe autenticitetin – një thirrje për të jetuar sipas ritmit tënd, pa barriera. Me shishen unike në formë skateboard-i prej xhami dhe kromi, 212 Heroes nuk është vetëm aromë, por një deklaratë e guximshme e një gjenerate që nuk ka frikë të jetë vetvetja
Zgjedhje të tjera për ju...