Dior Sauvage Elixir 60ml
RRETH PRODUKTIT
Sauvage Elixir nga Dior është një aromë për burra, e krijuar nga parfumieri François Demachy dhe e lançuar në vitin 2021. Ky interpretim është versioni më intensiv dhe më i thellë i linjës ikonë Sauvage, një koncentrim që e kthen aromën në një deklaratë të vërtetë force.
Hapja është shpërthyese me erëza të ngrohta – arrëmyshk, kanellë dhe kardamom – të ndriçuara nga freskia e grejpfrutit. Në zemër qëndron lavanda aromatike, klasike dhe elegante, që lidhet me një bazë të fuqishme ku përzihen likoricia, druri i sandalit, ambrë e ngrohtë, patchouli dhe vetiver haitian.
Sauvage Elixir është një parfum magnetik dhe i fuqishëm, një aromë nate e krijuar për burrin që dëshiron të dominojë hapësirën me karizmën dhe intensitetin e tij.
Zgjedhje të tjera për ju...