Good Girl Blush Carolina Herrera 80ml
RRETH PRODUKTIT
Good Girl Blush nga Carolina Herrera është një parfum chypré-floral për gra, i lansuar në vitin 2023 nga Quentin Bisch, Shyamala Maisondieu dhe Christophe Raynaud.
Një reinterpretim i butë dhe delikat i ikonës Good Girl, ky parfum është më i lehtë, më lozonjar dhe më romantik se kurrë. Hyn në lëkurë me freskinë ndriçuese të bergamotit dhe hidhësinë elegante të bajames së hidhur, një hyrje e brishtë që pasqyron butësinë e feminitetit modern.
Në zemër lulëzon peonia e lehtë dhe ylang-ylang-u sensual, një duet që sjell një ndjesi të pastër romantizmi dhe feminiliteti të sofistikuar. Baza ëmbëlsohet me vanilje kremoze dhe ngrohtësinë e kumarinës, duke krijuar një gjurmë të ëmbël, pudrore dhe të paharrueshme.
E veshur me ikonën e pandashme të koleksionit, flakoni-stiletto, këtë herë i shndërruar në një nuancë rozë të butë e pudrore, Good Girl Blush shndrit si një simbol i forcës dhe delikatesës njëkohësisht – një parfum që mishëron fuqinë romantike dhe shpirtin e pavarur të gruas së sotme.
Zgjedhje të tjera për ju...