Louis Vuitton Les Sables Roses 100ml
RRETH PRODUKTIT
Les Sables Roses nga Louis Vuitton është një aromë orientale lulesh për gra dhe burra, e krijuar nga mjeshtri Jacques Cavallier Belletrud. Frymëzuar nga magjia e shkretëtirës, ky parfum sjell kontrastin mes dritës dhe hijes, mes freskisë dhe ngrohtësisë.
Në zemër të tij qëndron dialogu i përjetshëm mes trëndafilit dhe drurit të oud-it: një freski e butë që ndërthuret me thellësi të errëta drunore. Këto dy përbërës legjendarë pasurohen nga një prekje ambrë gri, që e ngre aromën në një dimension të ngrohtë dhe misterioz.
Les Sables Roses është një udhëtim olfaktiv drejt pafundësisë së shkretëtirës në agim, kur qielli dhe dunat përzihen në nuanca rozë madhështore. Një parfum që mishëron luksin e heshtur, forcën e kontrasteve dhe elegancën e përjetshme.
Zgjedhje të tjera për ju...