Prada La Femme 100ml
RRETH PRODUKTIT
Prada La Femme është një aromë orientale lulesh për gra, e krijuar nga parfumierja Daniela Andrier. E lansuar në vitin 2016 bashkë me L’Homme Prada, kjo aromë përfaqëson konceptin e dyshes së barabartë – ajo mund të jetë ai, ai mund të jetë ajo. Nuk ka kufij të qartë, vetëm identitete që ndërthuren në një vizion të përbashkët.
Kompozimi i saj shmang klishetë dhe trendet kalimtare, duke i dhënë një përkufizim të ri parfumit lulesor dhe feminitetit. Hapja ndriçohet me magnoli, bergamot dhe fara karote. Në zemër shfaqet një kopsht ekzotik ku frangipani përzihet me tuberozën e bardhë, ylang-ylang-un dhe iris-in elegant, të theksuara nga nuanca erëzash. Baza mbështillet me butësinë e dyllit të bletës, ëmbëlsinë sensuale të vaniljes dhe thellësinë e vetiverit.
Prada La Femme është një aromë klasike dhe moderne njëkohësisht – një parfum që mishëron thelbin e shtëpisë Prada dhe rizbulon feminitetin përtej klishev
Zgjedhje të tjera për ju...