Vanilla Powder Matiere Premiere 100ml
RRETH PRODUKTIT
Vanilla Powder nga Matière Première është aromë unisex, e lansuar në vitin 2023 dhe krijuar nga Aurélien Guichard. Një parfum që nuk luan rolin e vaniljes tipike — është më i qetë, më i kremozë, më i rafinuar. Një vanilje me teksturë pluhuri, por me zemër të ngrohtë.
Hapja është një cloud i butë: pluhur kokosi dhe heliotrop. Ndjesi qumështi e lehtë, shkëlqim i bardhë, një hazë e embël por jo sheqer.
Zemra është thelbi i aromës: vanilje nga Madagaskari, e pastër, e ngrohtë, e butë si dritë mbrëmjeje. Jo agresive, jo e rëndë — thjesht e thellë dhe sensuale.
Baza ndërtohet mbi shtresa që rrinë afër lëkurës: vanilje absolute, musk i bardhë, musk klasik, palo santo, lactone dhe kokos. Drunore e butë, kremoze, pak shpirtërore. Palo santo i jep aromës një prekje tymi të pastër, ndërsa musku e bën të qëndrojë gjatë, rregull dhe pastërti.
Vanilla Powder është vanilje për ata që duan finesë, jo ëmbëlsi. Është aromë-satinë, e afërt, intime, një mjegull e bardhë që vendoset mbi lëkurë dhe rrinë aty si kujtesë.
Zgjedhje të tjera për ju...